Ndeshja me Serbinë, bllokohet tuneli i Elbasanit

Sporti

Ndeshja me Serbinë, bllokohet tuneli i Elbasanit

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 11:11

Policia e Tiranes njofton masat e ndermarra ne kuader te ndeshjes Shqiperi­Serbi. Sipas njoftimit per shtyp, më datat 07­08 Tetor, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë në ndeshje, do të bllokohen keto segmente rrugore:

Duke filluar nga ora 17:00­-20:00 datë 07.Tetor 2015, segmenti rrugor, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga “Ura e Lanës” në sheshin “Skëndërbej” do të qëndrojë i bllokuar.
Bllokim segmenti përkohësisht do të ketë nga “Rinasi”, “Qafë Kashari”, në autostradën Tiranë­Durrës,si dhe rruget dytesore ,duke vijuar te mbikalimi i Kamzës, rruga “Dritan Hoxha”, rruga “29­Nëntori”, rruga e “Durrësit”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali” deri te rruga e “Elbasanit”.

Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do te lejohet kalimi i kembesoreve pranë Hotel “Sheraton’’ dhe Univeristetit të Arteve si dhe nuk do te lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Italia”. Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.
Në datë 08.Tetor.2015, nga ora 12:00­19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit. Kjo do detyroje tifozet te shkojne ne Elbasan duke kaluar nga Durresi, Kavaja, Peqini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat