Me këtë përbërje pritet të luajë Shqipëria

Sporti

Me këtë përbërje pritet të luajë Shqipëria

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:59

Trajneri i ekipit përfaqësues shqiptar të futbollit, italiani Gianni de Biasi, tashmë i ka të qarta idetë e tij lidhur me faktin se me çfarë formacioni do të përballet në ndeshjen e të enjtes ndaj Serbisë në “Elbasan Arena”.

Burime te ndryshme bëjnë të ditur se pritet që De Biasi të bëjë vetëm një ndryshim për ndeshjen kundër Serbisë. Kështu, në vend të Ermir Lenjanit ai pritet që të aktivizojë mesfushorin Alban Meha, i cili po shkëlqen në kampionatin turk, ku ka shënuar edhe dy gola, një prej të cilëve kundër Galatasarait.

Pjesa tjetër e formacionit pritet të jetë e njëjtë ashtu sikurse edhe në ndeshjet e fundit, me dallim të Elseid Hysajt, i cili tashmë është rikthyer nga dëmtimi dhe pritet të luaj në vend të Berat Gjimishitit.
Përbërja e mundshme e Shqipërisë: Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Agolli, Kukeli, Abrashi, Xhaka, Gashi, Meha dhe Cikalleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat