Ballisti mund të qëndroj në burg 72 orë?

Sporti

Ballisti mund të qëndroj në burg 72 orë?

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:52

Shoqërimi i Ballist Morinës nga blutë e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë do të thotë që do të humbasë ndeshjen nesërme në Elbasan përballë Serbisë.

Sipas procderuës një person që shoqërohet në Komisariat mund t’i hiqet liria për 72 orë, që do të 3 ditë. Ismail Morina nuk u arrestua një vit më parë në mes të Beogradit duke realizuar një super plan të denjë për një film në Hollywood, por për ironi të fatit pas një viti në zemër të kryeqytetit para ndeshjes së shumë pritur nga të gjithë.

Ballisti ditët e fundit ishte përfshirë në një debat në distancë me institucionet për praninë në stadium, teksa FSHF deklaroi se nuk do të jetë, ndërsa vetë Morina përmes një video deklaroi se do të jetë prezent. Tashmë me Thaçin në Prishtinë dhe Ballistin në burg, Vucic e ka të hapur rrugën për në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat