Franck Ribery përgatit rikthimin në fushë

Sporti

Franck Ribery përgatit rikthimin në fushë

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 10:33

Franck Ribery do të rikthehet shumë shpejt në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola pas kalvarit të gjatë të qëndtimeve. Sulmuesi francez i Bayern Munchen mungon që prej 7 muajsh. Ai nuk zbret në fushë që prej Marsit pas një dëmtimi në kavilje dhe sipas mediave gjermane ai është rikuperuar falë një programi të ndjekur në pajisjen anti gravitet të NASA-s ku stërviten astronautët për misionet hapësinore. 32-vjeçari nuk ka luajtur në 28 ndeshjet e fundit të bavarezëve por pavarësisht mungesës së tij dhe asaj të holandezit Arjen Robben që prej 4 javësh, ekipi i Bayernit kryeson BUndesligën me 7 pikë avantazh ndaj Borussias së Dortmundit. Por ndërkohë që Guardiola është në pritje të rikthimit të dy sulmuesve, ai duket se ka gjetur emrat e duhur për t’i zëvendësuar, ata janë dy blerjet e verës, Douglas Costa dhe Kinglsey Coman. “Përsa i përket Robben shpreson se do të rikthehet në stërvitje pas ndeshjeve të kombëtareve dhe e njëjta gjë vlen edhe për Franck, i cili do të jetë një element shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë”, theksoi trajneri spannjoll, i cili mund të fërkojë duart pasi infermieria po boshatiset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat