Shpërthen Honda: Ringritja e Milanit sipas modelit të Man. City e PSG

Sporti

Shpërthen Honda: Ringritja e Milanit sipas modelit të Man. City e PSG

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 08:13

Keisuke Honda shpërthen pas humbjes 4-0 me Napolin në “San Siro”. Futbollisti japonez, i cili u la në stol nga Sinisa Mihajlovic në dy sfidat e fundit në Serinë A, fillimisht thumbon trajnerin serb, duke u shprehur se nuk e ka idenë pse ka qëndruar jashtë formacionit titullar, për të vijuar me kritikat për lojën e kuqezinjve.

“Problemet e Milanit janë shumë të qarta, edhe pse janë gjithmonë të njëjtat. Nëse nuk nxjerrim mësime nga humbja me Napolin, do të thotë se jemi shumë larg ringritjes që klubit.”

Për 29-vjecarin, problemi qëndron te mënyra se si është konceptuar ringritja e Milanit.

“Nëse merr në konsideratë atë që ka ndodhur vitet e fundit, kuptohet se ky klub nuk mund të kthehet në nivelet më të larta nëse nuk investohen shumë para sic ka ndodhur te Manchester City apo te PSG. Ose vepron si këto dy klube, ose duhet të rivlerësohet struktura e Shoqërisë. Drejtuesit, trajneri dhe tifozët duhet ta kuptojnë se në c’situatë është skuadra.”

Nuk mungojnë kritikat e drejtpërdrejta të japonezit për trajnerin Mihajlovic.

“Nuk e kuptoj se si mund t’ua vësh fajin futbollistëve. Vitet e fundit në radhët e Milanit kanë luajtur shumë lojtarë ndërsa këtë vit klubi ka shpenzuar 90 milionë Euro për futbollistë që luajnë edhe me kombëtaret e vendeve të tyre. Si është e mundur që te Milani nuk arrijnë të bëjnë mirë? Duhet të ndryshojnë kriteret e vlerësimit nga të gjithë: nga drejtuesit, stafi teknik, tifozët dhe mediat. Në të kundërt do të duhen 5-10 vjet. E di që do të kritikohem për këto që po them, por mendoj se janë të rëndësishme për të ardhmen e klubit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat