Çfarë do të thotë Duka me “Po nuk u kualifikuam…”?

Sporti

Çfarë do të thotë Duka me “Po nuk u kualifikuam…”?

Më: 7 tetor 2015 Në ora: 07:04

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit kërkon kualifikimin për herë të parë në finalet e Kampionatit Europian.

Një sfidë e rëndësishme është ajo ndaj Serbisë, të enjten në Elbasan.

Armand Duka në deklaroi se beson te pjesëmarrja në “Francë 2016”, por do të ishte një katastrofë nëse kjo nuk arrihet.

“E shikoj De Biazin se është shumë i emocionuar dhe i tensionuar para këtij takimi.

Ne besojmë te kualifikimi dhe këtë e bëjnë edhe futbollistët pas çdo ndeshje akoma më shumë.

I kemi të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar dhe në rast se dështojmë do ta quaja një katastrofë.

Ne duhet të zhvillojmë ndeshjen me Serbinë, por duhet të besojmë deri në fund, pasi mendoj se Portugalia duhet të bëjë detyrën e vet dhe ne detyrën tonë.

Ne kemi një skuadër që mund të përballemi me këdo siç treguam me Francën apo Italinë.

Për këtë ekip që kemi ngritur mendoj se De Biazi ka meritën e tij si ndërtuesi i kësaj skuadre”,- tha kreu i FSHF-së në emisionin Opinion në “TV Klan”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat