Gerd Muller, i prekur nga Alzheimeri

Sporti

Gerd Muller, i prekur nga Alzheimeri

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 22:55

Gerd Muller ka Alzhaimer. Lajmin e bën të ditur Bajerni i Mynihut, që shton se legjenda e futbollit gjerman po trajtohet në një qendër të specializuar qyshkur zbuloi se ishte i prekur nga sëmundja.

69-vjeçari nuk shfaqet në publik që prej vitit 2013.

Nuk ka vonuar homazhi i presidentit të klubit bavarez, Karl-Hajnc Rumenige: “Është një ndër më të mëdhenjtë e futbollit botëror; pa të, Bajerni dhe futbolli gjerman nuk do të ishin ata që janë sot. Gerdi ishte goleador i shkëlqyer dhe, përkundër suksesit, mbeti një person i thjeshtë e modest. Sëmundja e tij më ka prekur thellë. Ishte një lojtar i madh dhe gjithnjë do të jetë një mik i mirë. Do të ketë përherë një vend në familjen e Bajernit. Pasi e la futbollin e luajtur, me përvojën e tij si trajner zbuloi talente si kampionët e botës Filip Lahm, Bastian Shvajnstaiger dhe Tomas Myler. I jemi mirënjohës të gjithë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat