Durmishi kërkon evropianin me Danimarkën

Sporti

Durmishi kërkon evropianin me Danimarkën

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 22:41

Mbrojtësi shqiptar Riza Durmishi është grumbulluar edhe njëherë nga Përfaqësuesja e Danimarkës.

Anëtari i skuadrës daneze Brondby, luajti si titullar edhe ndaj Shqipërisë, ndërsa ka folur para ndeshjes me Portugalinë.

Ai thotë se danezët do të udhëtojnë drejtë Portugalisë për të vetmin qëllim që të marrin tri pikë.

“Duhet të mendojmë vetëm për fitore, pasi asnjë rezultat tjetër nuk është i mirë për ne nga kjo sfidë”.

“Nuk e di nëse do të jem pjesë e formacionit bazë, por unë jam i gatshëm gjithmonë sa herë që të kërkohet ndihma ime. Shpresojmë se do të rikthehemi me fitore nga ky udhëtim”, tha Durmishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat