​Fillojnë ankesat e serbëve-tash paragjykojnë gjyqtarin

Sporti

​Fillojnë ankesat e serbëve-tash paragjykojnë gjyqtarin

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 21:47

Tash serbët kanë filluar të paragjykojnë çdo gjë kundrejt Shqipërisë, kjo dihet tashmë, por mendja e tyre djallëzore i kalon caqet

Dhe këtu nuk po flasim për tifozët e thjeshtë të Serbisë apo ultrasit e saj, por për mediat, që vazhdojnë aludime nga më të ndryshmet.

E fundit është ajo kundër gjyqtarit italian me famë botërore, Nicola Rizzoli, që do të arbitrojë ndeshjen e 8 tetorit Shqipëri-Serbi.

Mediat në Beograd shkojnë aq larg, saqë frikësohen se Rizzoli do të ndihmojë Shqipërinë, sepse është italian dhe bashkëkombës i tij Giani De Biasi është trajneri i kuqezinjve.

Kujtojmë që Nicola Rizzoli është njëri prej gjyqtarëve më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri dhe profesionalizmin e tij e konfirmon fakti se FIFA i besoi finalen e Kupës së Botës, Argjentinë-Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat