Kovacic: Ronaldo bëri shaka me mua

Sporti

Kovacic: Ronaldo bëri shaka me mua

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 21:06

Mateo Kovacic ka zbuluar se si e kishte pritur Cristiano Ronaldo në Real Madrid.

Kroati ka thënë se Ronaldo i kishte uruar mirëseardhje duke bërë shaka në gjuhën italiane.

“Ronaldo mu afrua mua në zhveshtore dhe filloi të bënte shaka në italisht. Pas asaj ai më shpjegoi për presionin me të cilin ballafaqohen lojtarët e Realit”, tregoi Kovacic.

“Ai është shumë qesharak, ka dëshirë të bëjë shaka dhe sigurisht e gëzon një status special, ai është lojtari më i mirë në botë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat