Arsenali kërkon ta blejë lojtarin që dikur e lejoi të largohej

Sporti

Arsenali kërkon ta blejë lojtarin që dikur e lejoi të largohej

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 21:03

Arsenali është duke bërë një plan për transferimin e mesfushorit të Besiktasit, Oguzhan Ozyakup.

23-vjeçari kaloi katër vite te Topçinjtë si i ri, para se të largohej në vitin 2012 për gjysmë milioni funte.

Megjithatë, mediat turke njoftojnë se klubi anglez dëshiron ta blejë atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Menaxheri Arsene Wenger është i vetëdijshëm se duhet ta forcojë mesfushën defensive dhe beson se lojtari turk do t’i shërbejë lojës së tij.

Raportohet se Besiktasi kërkon rreth 15 milionë funte për ta lejuar largimin e Ozyakup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat