Prishtina fiton ‘el Classicon’ e basketbollit

Sporti

Prishtina fiton ‘el Classicon’ e basketbollit

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 20:42

Sigal Prishtina ka fituar kryendeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll duke mposhtur Trepçën me rezultat 74-65.

Në derbin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, nikoqirët ishin më bindës në lojën e tyre dhe nën mbështetjen e tifozëve, arritën që të regjistrojnë fitoren e parë.

Kujtojmë që në xhiron e parë, bardhekaltrit ishin të lirë, ndërsa Trepça fitoi me rezultat të lartë ndaj Kerasan Prishtinës (117-70).

Derbi ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës hapi xhiron e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Duelet tjera të kësaj xhiroje janë: Bashkimi-Peja, Kerasan Prishtina-Vëllaznimi dhe Golden Eagle Ylli-Kastrioti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat