Rogova: Në fushë do të tregohen forcat me belget

Sporti

Rogova: Në fushë do të tregohen forcat me belget

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2015 Në ora: 19:15

Nuk njohim presion nga asnjë rivale, ka thënë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Edona Rogova, portiere e kampiones Kastrioti nga Ferizaj. Ferizajaset po përgatiten për ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Europiane (EHF Cup) në hendboll, kundër ekipit belg, Hubo Initia Hasselt, e cila zhvillohet me 17 tetor dhe ajo e kthimit pas një jave në Belgjikë. Kastrioti në tri ndeshjet e para ka tri fitore në Superligën e Kosovës dhe renditet në vend të dytë me 6 pikë, sa ka edhe i pari Prishtina.

Rogova e pranon se Prishtinën e kanë si konkurrente për titull por assesi nuk e ndjejnë presionin. Nuk njohim presion në këtë kampionat nga asnjë ekip, Prishtinën e njohim si konkurrent të vetëm dhe asgjë më shumë”, tha Rogova, e cila beson se janë më të forta se çdo rivale.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat