Durmishi kërkon tri pikë në Portugali

Sporti

Durmishi kërkon tri pikë në Portugali

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 19:06

Danimarka do të mundohet ta lë shpirtin në Lisbonë për t’i marr tri pikë Portugalisë. Futbollisti shqiptar, Riza Durmishi, anëtar i kombëtares së Danimarkës, kërkon tri pikë ndaj Portugalisë. “Duhet të mendojmë vetëm të fitojmë në Portugali. Nëse do të jem pjesë e formacionit titullar? Nuk e di dhe kjo nuk ka rëndësi sepse edhe nëse trajneri zgjedh Poulsen, unë do të jem në dispozicion të skuadrës“, ka thënë Durmishi. “ Kjo është një betejë për ne dhe duhet të përqendrohemi te takimi jonë, më pas natyrisht që do të informohem edhe për sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë”, tha Morten Olsen, përzgjedhës i Danimarkës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat