Për Gundogan dhe Boateng, Muller është çelësi i Gjermanisë

Sporti

Për Gundogan dhe Boateng, Muller është çelësi i Gjermanisë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:29

Ilkay Gundogan dhe Jerome Boateng kanë theksuar rëndësinë e Thomas Muller në prag të Euro 2016 për dy ndeshjet kualifikuese të Gjermanisë kundër Republikës së Irlandës dhe Gjeorgjisë.

Sulmuesi i Bayern Munihut, Muller ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje për klubin dhe vendin në edicion të garave.

"Ju nuk mund të mbroheni kundër Thomas Muller, është jashtëzakonisht e vështirë për mbrojtësit", ka thënë Gundogan.

"Si një lojtar kundërshtar, ju kurrë nuk e dini se çfarë ai do të bëjë." Të njëjtën e ka thënë edhe Boateng për Muller duke theksuar se ai është i paparashikueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat