Hysaj: Bëjmë lojën tonë dhe fitojmë në fund

Sporti

Hysaj: Bëjmë lojën tonë dhe fitojmë në fund

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 18:07

Mbrojtësi i Napolit është njëri ndër lojtarët më të mirë të grumbulluar nga kombëtarja shqiptare.

Elseid Hysaj, futbollisti i skuadrës napolitane në grumbullimin e tij për kuqezinjtë ka folur në lidhje me takimin e 8 tetorit me Serbinë.

“Ndeshja me Serbinë është shumë e rëndëësishme. Duhet të mendojmë atë si një ndeshje futbolli, të bëjmë lojën tonë dhe të fitojmë në fund”, tha ai në një intervistë për Proçesi Sportiv.

“Kundërshtari të gjithë e dinë se janë lojtar shumë të fortë, luajnë në skuadra të mira, por ne duhet të luajmë si grup siq edhe kemi bërë deri më tani, pastaj të shohim si po shkon loja”.

Si po ndjehesh që je pjesë e grupit që eshte afër kualfikimit në evropian?

“Në Shqipëri me gjithë këta tifozët ndjehesh përherë mirë, gjithmonë të presin mirë të japin forcë dhe shpresoj të vazhdojmë e të shkojmë në Francë. Jam i bindur se ia dalim me këtë grup që kemi”, tha Hysaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat