Klopp në Liverpool, plot spekulime: Prisni dhe shikoni ...

Sporti

Klopp në Liverpool, plot spekulime: Prisni dhe shikoni ...

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 17:44

Jurgen Klopp ka refuzuar të konfirmojë dhe as të mohojë nëse ai është i afër që të zë karrigen e menaxherit të Liverpoolit.

Por në një pyetje të martën, Klopp ka lënë mënjanë gazetarët pa përgjigje.

"Nuk kam asgjë për të thënë," tha ai për Bild kur u pyet për mundësinë e kalimit të tij si menaxher në Premier Ligë.

"As nuk kemi diskutuar po as nuk kemi caktuar biseda. Unë jam duke shkuar në shtëpi tani”.

Gazetarët nuk ishin në gjendje të pyesin më tej Klopp, pasi ai qeshi dhe u largua pa koment të mëtejshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat