Mitroviqi provokon për dronin

Sporti

Mitroviqi provokon për dronin

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 16:42

Serbët si gjithmonë janë të njohura për pisllëqe dhe deklarata të pamatura e të turpshme dhe që shohin ëndrra me sy çelë. Stefan Mitroviq, futbollist i Serbisë, në konferencë për gazetarë ka thënë se sa i përket dronit prapë do të bënte të njëjtën gjë. “Jam i lumtur që kthehem në Kombëtare. Sa i përket dronit, shumë herë e kam thënë se do ta bëja të njëjtën gjë. Nuk kam pasur ndonjë problem pas atij rasti, edhe pse kam luajtur më shqiptarë në të njëjtin klub. Nuk do të duhej të kishte asnjë problem në Shqipëri. Federata e tyre do të mundohet ta organizojë një ndeshje futbollit dhe që gjithçka të shkojë si duhet”, tha Mitroviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat