Mavraj ka një befasi para ndeshjes Shqipëri-Serbi

Sporti

Mavraj ka një befasi para ndeshjes Shqipëri-Serbi

Nga: K.Goca Më: 6 tetor 2015 Në ora: 16:33

Mërgim Mavraj, mbrojtësi shqiptar që luan për ekipin gjerman, Koln dhe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, ka një befasi për tifozët shqiptarë. Mavraj ka një befasi para ndeshjes Shqipëri-Serbi.

“Duke qenë se unë nuk ia dola dot të luaj, gjej rastin t’iu falënderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë. Dëshira ime është që të shpërblej disa nga ju...
Kam përpiluar një Quiz, pra një lojë e cila do të bazohet në parashikimin e rezultatit të ndeshjes Shqipëri – Serbi, të shpërndaj personalisht për ju fanella të Këln, Shqipërisë dhe Këpucë futbolli që mbajnë firmën time.
Fituesit do të përzgjidhen dhe do të kontaktohet nga ana ime për dhuratat. Gjithçka duhet të bëni është të klikoni në faqen time në instagram dhe pasi të keni bërë folloë të komentoni rezultatin poshtë fotos. Nëse gjeni edhe shënuesit do të keni avantazh për të fituar dhurata miqtë dhe fansat e mi”, shkruan Mavraj në facebookun e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat