Portugalia kërkon vetëm fitore ndaj Danimarkës

Sporti

Portugalia kërkon vetëm fitore ndaj Danimarkës

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 16:00

Danimarka shpreson në fitore në Lisbonë kundër Portugalisë, ndërsa kjo e fundit ka shtrënguar radhët që mos të lëshojë asnjë pikë, por të sigurojë përfundimisht kualifikimin për në Euro 2016 në futboll. Mbrojtësi i Portugalisë Bruno Alves i cili siguron se skuadra e Fernando Santos do të zbresë në fushë për të marrë një fitore që do të mbyllte çështjen e kualifikimit për kombëtaren luzitane.
"Nuk kemi asnjë dyshim, ajo që ne duam është të luajmë mirë dhe të fitojmë ndaj Danimarkës. Nuk duam ta humbasim rastin që na është dhënë për të mbyllur çështjen e kualifikimit direkt në europianin francez. Nëse bëjmë një paraqitje të mirë në mbrojtje, unë mendoj se mund ta kalojmë me sukses Danimarkën””, tha Alves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat