De Biasi: Nëse marrim një rezultat pozitiv ndaj serbëve....

Sporti

De Biasi: Nëse marrim një rezultat pozitiv ndaj serbëve....

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 15:47

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, ka deklaruar për mediat italiane se takimi i së enjtes, Shqipëri – Serbi, është vetëm një ndeshje futbolli. “Kjo është pa dyshim ndeshja më me ngarkesë emocionale dhe psikologjike. Nëse marrim një rezultat pozitiv ndaj serbëve dhe Danimarka barazon kundër Portugalisë, atëherë kemi mbërritur në Francë.

Po e përgatisim këtë derbi të nxehtë ballkanik të tërhequr në “strofullën” tonë, me qetësi dhe me koncentrim në të dyja drejtimet; taktike dhe mendore. Pas asaj që ndodhi në Serbi, kjo mund të jetë më shumë se një ndeshje futbolli”, tha De Biasi.
Ai thotë se kanë një mundësi të artë dhe këtë do të mundohen të mos e lëshojnë, pasi fitorja mund t’i kualifikojë kuqezinjtë në ‘Francë 2016’.

“Unë jam i angazhuar për ngritjen e vetëdijes për tifozët tanë, sepse të enjten është vetëm një ndeshje futbolli. Siç e kam thënë edhe në fjalimin e diplomimit (çmimi: Doctor Honoris Causa), unë mendoj se është një mundësi e madhe dhe unike për t’i treguar botës ndershmërinë tonë dhe sportivitetin tonë. Shpresoj se nuk do ta humbim këtë mundësi që kemi”, tha De Biasi për tribunatreviso.it,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat