Mbahet turneu ‘Shpresat e Kosovës’

Sporti

Mbahet turneu ‘Shpresat e Kosovës’

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2015 Në ora: 14:03

Të shtunën (me 10 tetor) do të mbahet turneu i boksit ‘Shpresat e Kosovës’. Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës thonë se është turne shumë i rëndësishëm dhe marrin pjesë të gjitha klubet që janë të licencuara në federatë. “Turneu mbahet në Prizren në orën 18.00 dhe pritet të kemi pjesëmarrje të madhe të boksierëve. Ky turne është i mirëseardhur për boksierët tanë që të kanë sa më shumë meçe dhe për fituar përvojë për garat që i presin në turnetë e ndryshëm ndërkombëtar, si dhe në Kampionatet Evropiane”, thuhet nga FBOXK-ja. Ky vit ka qenë i mirë për boksin, ku ka pasur edhe shumë turne qoftë brenda vendit qoftë jashtë saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat