Mediat e huaja: Gjenerata e “humbur shqiptare” do dërgojë Shqipërinë në Euro 2016

Sporti

Mediat e huaja: Gjenerata e “humbur shqiptare” do dërgojë Shqipërinë në Euro 2016

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 13:11

Në dy ndeshjet e ardhshme Shqipërisë i nevojiten 4 pikë për tu kualifikuar direkt në Euro 2016, për herë të parë në historinë e saj. Kjo ka përbërë lajm për shumë media të huaja, ku shkruajnë për kombëtaren e Shqipërisë.
Akoma pa filluar ndeshja me Serbinë, të përditshme gjermane si Tagesspiegel, gazeta kryesore austriake Kurier, por edhe media tjera kanë shkruar për suksesin e kombëtares sonë.
Tagespiegel shkruan për derbin e Tiranës, mes Partizanit dhe Tiranës, që kaloi pa vëmendje pasi të gjithë janë të fokusuar te ndeshja ndaj Serbisë.
“Gjenerata e cila erdhi në jetë gjatë kaosit në Shqipëri, pritet të bëjë mrekullinë duke e futur Shqipërinë për herë të parë në një kompeticion futbollistik në Euro 2016,” shkruan Tagesspiegel.
Më pas gazeta shkruan se Shqipëria është e përgatitur maksimalisht për të evituar çdo incident gjatë ndeshjes
Gazeta më e madhe austriake Kurier, shkruan më tepër për sigurinë në Elbasan Arena, ku priten të vijnë 70 studentë serbë për të parë ndeshjen Shqipëri-Serbi dhe me mijëra forca policore do kontrollojnë ndeshjen./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat