Nadal në të tetën e finales

Sporti

Nadal në të tetën e finales

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2015 Në ora: 12:03

Rafael Nadal po tregon formë të mirë në turneun që po zhvillohet në Pekin të Kinës. Tenisti spanjoll shënoi fitore me rezultat 2:0 (në sete 6:4, 6:4) kundër kinezit Di Wu. Nadal të dy setet i fitoi me rezultat identik 6:4 dhe kualifikohet në të tetën e finales, ku takohet me kanadezin Vasek Pospisil. Di Wu me gjithë humbjen bëri një paraqitje të mirë bile edhe sfidoi Nadalin. Ndërkaq, Pospisil u shfaq më i mirë me reketin e tij dhe e mposhti me rezultat 2:1 (4:6, 7:5, 6:0) Victor Estrellën nga Republika Domenikane. Dy setet e para ishin me rivalitet të madh dhe me pak përqendrim Estrella do të kualifikohej, por setin e dytë e humbi në tai-brek. Seti i tretë ishte në dominim të plotë të kanadezit dhe fitoi me 6:0 e rezultat të përgjithshëm 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat