Grushti i Canës ndaj shovinistit serb

Sporti

Grushti i Canës ndaj shovinistit serb

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 11:23

Adresa e “pacientit” ishte “Ferri”. Sot, dy ditë para “ndeshjes së shekullit”, sikurse është konsideruar nga shqiptarët, një tifoz (Lekë Dobruna nga Gjakova) ka hedhur në Facebook tatuazhin e bërë një njërën pulpë të këmbës.

E çfarë është aty, do të thoni ju? Hiç më pak se grushti i Lorik Canës te koka e tifozit serb, i cili hyri në fushë 14 tetorin e kaluar, goditi me karrige kokës Bekim Balajn, ndërsa kapiteni kuqezi u vërsul në mbrojtje të bashkëlojtarëve si “shqiponja” që vien nga qielli, raporton telesport. Ai moment ka mbetur i pashlyer në memorien e tifozëve shqiptarë, të cilët nuk harrojnë as koret raciste, shprehjet “vritini, vritini shqiptarët”, apo dhunimin e goditjet fizike të kuqezinjve tanë, brenda e jashtë tapetit të blertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat