Rugova lëndohet!

Sporti

Rugova lëndohet!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 tetor 2015 Në ora: 10:42

Nuk e nisi mbarë Fisnik Rugova! Basketbollisti i Pejës në javën e parë u lëndua në përballje me Vëllaznimin në Gjakovë. Përderisa Rugova u lëndua, Peja ishte e pamëshirshme për gjakovarët, duke i mposhtur me rezultat 118:71. Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se ende nuk e di se sa do të mungojë, por shpreson që shumë shpejt do të kthehet në parket. “Jam lënduar gjatë ndeshjes me Vëllaznimin në nyjën e këmbës së majtë.

Nuk e di ende sa do të mungojë, por shpresoj të jem i gatshëm sa me shpejt”, tha Rugova, i cili është i lumtur që startuan me një fitore bindëse. “Ishte një takim shumë i mirë para ndeshjes me Bashkimin. Jemi komponuar si ekip dhe ndeshja me Vëllaznimin ishte një test i mirë”, tha basketbollisti që realizoi shtatë pikët e para për këtë edicion të ri dhe pati tri kërcime. Peja shënoi fitore bindëse në hapje, a mendoni se keni ekipin edhe me të fuqishëm se edicionin e kaluar? “Do të luftojmë në të gjitha frontet, ngase kemi ekip të mirë dhe besoj që do të ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Rugova.

Rugova lëndohet!Të mërkurën në orën 19.00 zhvillohet derbi në Prizren në mes Bashkimit dhe Pejës. “Siç dihet Bashkimi janë përforcuar dhe janë shumë të motivuar, por ne shkojmë vetëm për fitore”, shpreh optimizmin basketbollisti. Rugova mendon se në luftë për titull është edhe Bashkimin krahas Sigal Prishtinës dhe Pejës. “Mendoj që as Bashkimin nuk duhet përjashtuar nga gara për titull”, tha Rugova. Sot (18.30) do të zhvillohet ndeshja e javës së dytë në mes dy rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Trepçës nga Mitrovica. Kampioni është favorit i plotë kundër mitrovicasve dhe pret fitore pa mund të madh.
Superliga, java e dytë

E martë
Sigal Prishtina-Trepça 18:30

E mërkurë
Bashkimi-Peja 19:00
Kerasan Prishtina-Vëllaznimi 20.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat