Lajm jo i mirë për Shqipërinë në prag të sfidës me Serbinë

Sporti

Lajm jo i mirë për Shqipërinë në prag të sfidës me Serbinë

Më: 6 tetor 2015 Në ora: 08:32

Kombëtarja Kuqezi ka marr një lajm jo të mirë për ndeshjen ndaj Serbisë
Skuadrës i janë bashkuar gjithë lojtarët, përvec Hamdi Salihit dhe Orges Shehit. Por edhe përkundër kësaj, jo të gjithë janë në nivelin e duhur dhe të gatshëm për ndeshjen ndaj Serbisë.

Në seancën e fundit stërvitore, Gianni De Biasi ka filluar të mendoi për më të keqen, mos riaftësimin e plotë të Lorik Canës.

Edhe përkundër se Kapiteni i Kombëtares kuqezi i është bashkuar grupit të ftuar nga De Biasi, ai nuk ka bërë asnjë stërvitje të plot, por vetëm disa nxehje, veçantë nga pjesa tjetër e skuadrës.

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te ndeshja historike dhe Cana, enda nuk ka kryer një stërvitje. Kjo do të thotë se edhe nëse Lorik Cana kthehet, ai nuk do të mund të jap më të mirën e tij.

Trajneri Gianni De Biasi e ndau skuadrën në dy grupe, Lorik Cana dhe Burim Kukeli, që sapo janë riaftësuar nga dëmtimet që kanë pësuar me Nantën dhe Zyrihun, për momentin nuk konsiderohen pjesë e formacionit titullar që do të hidhet në fushë ndaj Serbisë. Për të qenë i përgatitur për më të keqen trajneri italian provoi në qendër të mbrojtjes Arlind Ajetin me Berat Gjimshitin.

Me pjesën tjetër të skuadrës nuk është stërvitur mesfushori i Tiranës, Ervin Bulku, i cili vazhdon të vuajë problemet në shpinë. 34-vjeçari qëndroi gjatë gjithë kohës në fushë, duke ndjekur në distancë shokët e ekipit. Në stërvitjen e fundit, nuk ishte i pranishëm as mbrojtësi Naser Aliji, i cili po rikuperohet nga një dëmtim në tendinën e kaviljes së djathtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat