Chelsea, besim të plotë te trajneri Mourinho

Sporti

Chelsea, besim të plotë te trajneri Mourinho

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 23:36

Jose Mourinho gëzon mbështetjen e plotë të Chelsea-it pavarësisht rezultateve negative që ka regjistruar skuadra londineze në këtë fillim sezoni. Klubi anglez me një komunikatë në faqen zyrtare në internet, bëri me dije se trajneri portugez dhe skuadra kanë mbështetjen e plotë të drejtuesve dhe mund të vazhdojnë të qetë punën e tyre.

“Ashtu sic edhe e tha edhe vetë Jose-ja, rezultatet nuk kanë qenë të mira deri në këtë fazë të sezonit, ndërsa paraqitjet e ekipit duhet të përmirësohen. Gjithsesi, ne besojmë se ai është trajneri i duhur për t’i dhënë një tjetër kthesë sezonit, dhe për ta bërë dicka të tillë ka në dispozicion futbollistët e duhur“, theksohet në komunikatën e Chelsea-it.

Blutë e Londrës edhe pse janë kampionët në fuqi të Premier League-s i kanë bërë një nisje katastrofike kampionatit anglez teksa pozicionohen në vendin e 16-të në kuotën e vetëm 8 pikëve pas 8 javëve të para. Edhe Në Champions League Chelsea nuk ka dhënë më të mirën teksa ka grumbulluar 3 pikë pas dy ndeshjeve të para në grup. Gjithsesi e sigurtë është që cfardo që të ndodhë në ndeshjet e ardhshme Jose Mourinho do të vazhdojë të jetë në krye të Bluve të Londrës.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat