Quaresma në bisedime me Sporting Lisbonë

Sporti

Quaresma në bisedime me Sporting Lisbonë

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 23:34

U largua nga Portugalia vetëm këtë verë por mund të rikthehet pas 6 muajsh. Eshtë fjala për Ricardo Quaresman, sulmuesin e Besiktas të cilin turqit e morën nga Porto në merkaton e verës dhe sipas zërave më të fundit lojtari është në kontakt me Sporting Lisbon, klubi ku nisi karrierën si profesionist. Drejtuesit portugezë po bëjnë të pamundurën që ta rikthejnë në Janar 32-vjeçarin si një dhuratë për tifozët por ka hasur në rezistencën e Besiktas që pranon të negociojë por vetëm për largimin në fund të sezonit të Ricardo Quaresmës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat