​Serbët tashmë janë eliminuar, por ja arsyeja pse duan fitore kundër Shqipërisë

Sporti

​Serbët tashmë janë eliminuar, por ja arsyeja pse duan fitore kundër Shqipërisë

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 23:05

Vladimir Stojkoviç kërkon fitore kundër Shqipërisë, pasi kështu do të harrohej dështimi në kualifikime.
Portieri i kombëtares serbe, Vladimir Stojkoviç ka thënë se në Shqipëri do ët udhëtojnë vetëm për fitore.

Ai insiston se kjo ka shumë rëndësi për popullin serb, pasi kështu ata do të harronin kualifikimet turpëruese për Kampionatin Evropina që do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë.

“Me fitore ndaj Shqipërisë të gjithë do ta harronim dështimin. Rezultati për me s’do të thotë asgjë, por fitorja është shumë e rëndësishme për kombin tonë”, tha Stojkoviç për mediat serbe.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë do të zhvillohet me 8 tetor në Elbasan Arena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat