Blindohet Elbasani për ndeshjen Shqipëri-Serbi nga 08:00 e mëngjesit

Sporti

Blindohet Elbasani për ndeshjen Shqipëri-Serbi nga 08:00 e mëngjesit

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 21:05

Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka publikuar planin e masave për ndeshjen e 8 Tetorit përballë Serbisë.

Plani i masave synon blindimin e qytetit dhe ‘paralizimin’ nga ora 08:00 e mëngjesit të akseve kryesore, ndërsa në gatishmëri për mbarëvajtjen e ndeshjes do të angazhohen 1500 policisë.

Hyrja në stadium e tifozëve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15.

Komunikata e plotë

Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin normal të ndeshjes Shqipëri – Serbi

Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të zhvillohet më datë 08.10.2015, në orën 20:45, në Stadiumin Elbasan Arena.

Sa me sipër , në orën 08:00, të datës 08.10.2015, ju bëjmë me dije se do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi I mjeteve në këto akse rrugore, konkretisht:

 Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd

 Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga 1 Maji deri tek ish-konservimi i vjetër

 Nga ish-konservimi I vjetër deri tek Harullajt

 Nuk do të lejohet parkimi I mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.

 Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.

 Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve në dy Bulevardët Kryesorë

Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 1500 punonjës policie, nga këto 308 punonjës policie do të jenë nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan.

Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

a) sende të forta,
b) shishe (të cfarëdolloji)
c) fishekzjarre
d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.

Të gjitha lokalet që ndodhen në Bulevardin Aqif Pasha, nga Stadiumi deri tek Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Në të gjitha ballkonet, ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë pjestarë të familjes.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 8 Tetor 2015, lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat