​Zanetti: Interi ka besim në Mancinin

Sporti

​Zanetti: Interi ka besim në Mancinin

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 20:19

Nënkryetari i Interit Javier Zanetti ka mbështetur trajnerin Roberto Mancini dhe është i bindur se ai është menaxheri i duhur për të drejtuar klubin.

Pas fillimit të mirë dhe një ngecje në vazhdim të skuadrës zi-kaltër disi kanë filluar kritikat, por Zanetti është ende i kënaqur me skuadrën.

"Ne jemi një ekip që mund të përmirësohemi edhe më shumë dhe Mancini është duke bërë një punë fantastike", ka thënë ai për Radio Rai.

"Ne kemi shumë besim për atë çfarë Roberto është duke bërë", ka shtuar Zanetti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat