Kundër Shqipërisë do të luaj një goran e jo një shqiptar!

Sporti

Kundër Shqipërisë do të luaj një goran e jo një shqiptar!

Më: 5 tetor 2015 Në ora: 20:08

Miralem Sulejmani, me prejardhje nga fshati Mlikë, në trevën e Gorës së Dragashit, por i lindur dhe i rritur në kryeqytetin serb, është bërë hit në media. Kjo, sepse ai do të luaj për Serbinë në Elbasan, kundër kombëtares sonë.
Në fakt, djaloshi që ka lindur dhe është rritur në Beograd, ndonëse prejardhjen e ka nga treva e Gorës së Dragashit, nuk është shqiptar por goran. Ai karrierën e tij futbollistike e ka arritur me ekipin “Partizani” të Beogradit, nga ku është transferuar në ekipet prestigjioze evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat