Napoli dërrmon Milanin, Fiorentina kryeson e vetme Serinë A

Sporti

Napoli dërrmon Milanin, Fiorentina kryeson e vetme Serinë A

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 22:53

Milani mori një tjetër goditje të rëndë në Serinë A, teksa u mposht 4-0 në San Siro nga Napoli, që dominoi në cdo aspekt të lojës, duke i merituar pikët maksimale përballë kuqezinjve. Lorenzo Insigne ishte inspiruesi i fitores së formacionit të Sarrit me një assist dhe dy gola, ndërsa Elseid Hysaj, zhvilloi një tjetër 90 minutësh perfekt në krahun e djathtë të mbrojtjes së Napolit. Pa u mbushur 13 minuta lojë Insigne lëviz bukur me topin dhe nxjerr të lirë Allan, i cili përballë Diego Lopezit nuk gabon.

Meritë të vecantë për këtë finalizim ka pa dyshim Insigne, që tërhoqi pas vetës të gjithë mbrojtësit kuqezinj për t’ia bërë më të lehtë punën shokut të tij të skuadrës. 24-vjecari shpërtheu edhe në minutën e 48-të, duke përfituar nga një pasim i saktë i Higuain për golin e 2-0. Mirëpo llogaritë me Milanin Insinge do ti mbyllte në të 67-tën me një ekzekutim perfekt të goditjes së lirë, që ishte i pakapshme për Lopezin. Reagimi i formacionit të Mihajlovic ishte shumë i vaktë, madje në të 77-ën, Rodrigo Ely, në tentativë për të spastruar zonës, shënoi në portën e tij.

Për Fiorentinën sfida e Artemio Franchit ndaj Atalantës rezultoi më e lehtë sec pritej. Skuadra e Paulo Sosas fitoi 3-0 por duhet theksuar se për më shumë se 85-minuta luajti me një lojtar më shumë. Që në minutën e 5-të skuadra vjollcë fitoi një 11-metërsh që u shoqërua me kartonin e kuq për Paletën. Nga pika e bardhë ekzekutoi saktësisht slloveni Ilicic, që hapi serinë e golave për vendasit.

Fiorentina shënoi golin e sigurisë në minutën e 26 me Borja Valeron, pasi një kombinimi perfekt me Bernardeschin.

Goditjen përfundimtare toskanët e dhanë në minutën e fundit shtesë me Joan Verdu me një goditje të shkëlqyer brenda zonës.

Kjo fitore e shkëput Fiorentinën në krye të Serisë A nëkuotën e 18 pikëve, dy më shumë se Interi i vendit të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat