Atletico i merr me forcë Realit një barazim në derbi

Sporti

Atletico i merr me forcë Realit një barazim në derbi

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 22:25

Derbit e kryeqytetit si gjithmonë janë të paparashikueshëm dhe aq më tepër kur takohen dy rivalët e përbetuar e të përjetshëm siç janë Atletico Madrid-Real Madriid. Derbi i javës së shtatë në kampionatin spanjoll përfundoi me rezultat 1:1, e cila u zhvillua në stadiumin 'Vicente Calderon'.

Real Madridi ishte shumë afër fitores, por e cila iu mohua në shtatë minutat e fundit. Një lojë e fortë, me emocione të mëdha por edhe një penallti e humbur nga ana e vendassve. Karim Benzema tregoi klasin e një sulmuesit të spikatur, i cili në minutën e 9-të shënoi super gol me kokë nga rreth 8-9 metra, ku nuk i lë vend portierit vendas të reagoi.

Atletico si gjithnjë e papërshtatshme, pati rastin ideal në minutën e 22-të që ta barazoi rezultatin. Askush nuk e kishte pritur se futbollisti Griezmann do të dështoi nga penalltia, pasi që gjuajtjen e tij e priti portieri Navas. Kjo i dha edhe më shumë zemër Realit, por në anën tjetër e bëri edhe më energjike Atleticon që të kërkojë golin e barazimit dhe të cilën e arriti në shtatë minutat e fundit. Në minutën e 83-të, Vietto nga afësia barazoi rezultatin, kur shfrytëzoi reagimin e dobët të portierit dhe mbrotjes madrilene.

Rezultati u barazua 1:1, ndërsa trajneri i Atleticos gati sa fluturoi nga gëzimi i madh i kësaj pike të rëndësishme. Atletico merr një pikë të madhe, por në anën tjetër Reali lëshoi rastin që të merr kreun. Reali deri më tash ka mbrotjen më të mirë, më së miri e dëshmojnë statistikat, që ka shënuar 15 gola dhe pësuar vetëm 2 sosh dhe mban vendin e dytë më 15 pikë, një më pak se Villareali dhe Atletico është në vend të pestë me 13 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat