Shqipet e Zvicrës nisen për Tiranë

Sporti

Shqipet e Zvicrës nisen për Tiranë

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 22:24

Futbollisti i kombëtares shqiptarë janë nisur për Tiranë.
Futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin zviceranë kanë udhëtuar për Tiranë, ku pritet t’i bashkohen Kombëtares shqiptare.

Berat Xhimshiti ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet së bashku me Naser Alij, Taulant Xhaka, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku duke udhëtuar për Shqipëri.

“Rrugës për Shqipëri. Ekipi kombëtar, kuq e zi”, shkruan Xhimshiti në Facebook.

Kujtojmë se ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të zhvillohet me 8 tetor kundër Serbisë në ‘Elbasan Arena’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat