Juventus përmbys Bolognan, fiton edhe Lazio

Sporti

Juventus përmbys Bolognan, fiton edhe Lazio

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 20:53

Juventus rikthehet te fitorja në Serie A. Skuadra e Allegrit përmbushi parashikimet duke fituar 3-1 në shtëpi ndaj Bolognas, që megjithatë i futi të dridhurat bardhezinjve në minutën e 5-të kur kaloi në epërsi me Mounier. Megjithatë Juventus besoi te përmbysja dhe në minutën e 33-të Morata arriti të barazojë shifrat. Përmbysja e vendasve u arrit në pjesën e dytë kur Dybala shënoi nga pika e bardhë, ndërsa në të 63-tën, Khedira shënoi golin e parë në Serie A duke vendosur në kasafortë 3 pikët. Lacio arriti të mposhtë në fund Frosinonen, me Keitan që ishte protagonist i madh i ndeshjes, teksa me hyrjen e tij në fushë i dha tjetër ritëm bardhëklatërve duke shënuar dhe golin e epërsisë në të 80-tën, ndërsa në minutën e fundit realizoi dhe Dordevic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat