Dortmundi nuk i bëri ballë stuhisë së Bayernit

Sporti

Dortmundi nuk i bëri ballë stuhisë së Bayernit

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 19:22

Bayerni nga Munihu, tregoi fuqinë e kampionit, e cila në ‘Alliaz Arena’ mposhti me rezultat bindës 5:1 Dortmundin, në derbin e javës së 8-të të Bundeliga I. Dormundi nuk ishte në ditën e vet, ndërsa bavarezët ishin në formë të lartë dhe sidomos sulmuesit Thomas Muller e Roberto Lewandowski ishin të pandalshëm.

Në minutën e 26-të, Muller shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes mysafire, por edhe reagimi jo si duhet të portierit dhe shënoi për epërsinë e Bayernit. Pas nëntë minutave (35’), Muller sërish realizoi, por kësaj here nga penalltia dhe 2:0. Pa kaluar një minutë verdhezinjtë ngushtuan rezultatin në 2:1 me golin e Aubameyang pas asistimit të Castros. Bayerni nuk ndalet dhe sidomos në pjesën e dytë shënoi edhe tri herë. Lewandowski në minutën e 46-të e 58-të, i cili nga afërsia shënoi dy herë dhe ngriti epërsinë në 4:1.

Mario Gotze në minutën e 66-të vulosi fitoren në 5:1. Gotze në një tollovi nga rreth 13-14 metra gjuajti përtokë dhe mposhti portierin mysafir. Adnan Januzaj luajti në pjesën e dytë përkatësisht nga minuta e 53-të, por nuk kishin alternativë si ta ndalin lojën e furishme të kampionit. Bayerni ka tetë fitore rresht, nuk njeh barazime e as humbje dhe kryeson me 24 pikë, duke lënë pas Dortmundin me vetëm 17 pikë. Për Dortmundin ishte humbja e parë, kurse Lewandowski kryeson listën e shënuesve me gjithsej 12 gola. Trajneri Pep Guardiola është i lumtur për këtë fitore të thellë dhe në derbin e kësaj jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat