​Krasniqi, një hap pranë titullit

Sporti

​Krasniqi, një hap pranë titullit

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:44

Valdet Krasniqi është fituesi i garës së shtatë malore në automobilizëm për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës.

Në garën që u zhvillua në Zym, Krasniqi i Prishtina PRT triumfoi me kohën 3:25.750 minuta, duke arritur në cak për 5.525 sekonda para rivalit të tij kryesor, Liridon Kalenderit të AK Prizreni D&G.

“Jam i kënaqur me rezultatin e arritur, jo pse jam renditur në pozitën e parë, por për faktin se qëllimi im në këtë kampionat ka qenë që në çdo shteg të përmirësojmë kohën që e kemi arritur më parë dhe këtë synim e kemi realizuar. Përveç kësaj, ne duhet të përqendrohemi maksimalisht dhe të përgatitemi për gara ndërkombëtare, pjesë e të cilave do të jemi që nga viti i ardhshëm. Para pak ditësh ishim në Buzet, ku arritëm rezultate mjaft të mira, me çka dëshmuam se e meritojmë të garojmë të barabartë me automobilistët e vendeve tjera”, është shprehur Krasniqi.

Rezultat mjaft të mirë në kategorinë e pestë (pozita e tretë) ka pasur edhe Naim Dashaj i Prishtina PRT, për të cilin duhet theksuar se për çdo garë (pothuaj në çdo dy javë) udhëton nga Stokholmi i Suedisë vetëm për të marrë pjesë në gara.

Në kategoritë tjera rezultatet kanë qenë kryesisht të pritura, pasi Bekim Kovaçi, Alban Berisha, Përparim Dushi, Arbnor Musliu dhe Bardhyl Canolli i kanë shënuar fitoret e radhës.

Gara e fundit në disiplinën malore do të zhvillohet në Grashticë, ndërsa para saj, më 18 tetor, në Prishtinë (në Rrugën B) në program është gara e disiplinës rrethore.

Rezultatet:

Kategoria e parë:

1.Bekim Kovaçi (Yugo – Prizreni D&G) 4:11.144
2.Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +13.860
3.Afrim Bajraktari (Yugo – Prishtina RT) +17.810
Kategoria e dytë:

1.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 3:58.577
2.Besnik Çitaku (Opel Corsa – Prishtina RCP) +01.693
3.Korab Bajraktari (Peuge ot – Ferizaj) +04.650

Kategoria e tretë:

1.Përparim Dushi (Honda – Prishtina RT) 3:36.437
2.Besim Thaçi (Yugo – Prizreni) +18.801
3.Ersen Kurti (Honda – Gjakova 137) +23.685
Kategoria e katërt:

1.Arbnor Musliu (Opel Astra – Prishtina RCP) 3:39.659
2.Bekim Kadria (Opel – Gjakova 137) +10.662
3.Leonit Thaqi (Seat Ibiza – Gjakova 137) +15.204
Kategoria e pestë:

1.Valdet Krasniqi (Lancia – Prishtina RT) 3:25.750
2.Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) +5.525
3.Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) +8.055

Kategoria e gjashtë:

1.Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 3:31.578
2.Xhemshit Hasani (Opel – Prishtina RCP) +07.744
3.Besfort Hana (Opel – Gjakova 137) +11.829

Plasmani i përgjithshëm:

1 .Valdet Krasniqi (Lancia – Prishtina RT) 3:25.750
2.Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) +5.525
3.Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 3:31.578
Renditja në konkurrencën e klubeve:
1.Prishtina PRT
2.Prizreni D&G

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat