Sadiku shpëton Zurich-un, Ajeti shënoi për kampionin

Sporti

Sadiku shpëton Zurich-un, Ajeti shënoi për kampionin

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 18:05

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku në çastet e fundit shënoi dhe shpëtoi nga humbja Zurich-un. FC Zurich si vendas barazoi me rezultat 2:2 me kampionin në fuqi, Baseli. Gavranoviç në minutën e 35-të e Sadiku në atë të 90+3’ shënuan për Zurich-un. Albian Ajeti bëri lojë të mirë për Baselin dhe shënoi në minutën e 84-të pas asistimit të Shkëlzen Gashit, ndërsa golin tjetër e shënoi Janko (53’). Ajeti luajti nga minuta e 79-të, ndërsa shtatë minutë më vonë u zëvendësua Gashi. Berat Gjimishit u paraqit nga minuta e 35-të për Zurich-un , kurse Sadiku inkuadrohet nga minuta e 78-të. Pas javës së 11-të në Kampionatin e Zvicrës, Baseli prin me 28 pikë dhe ka 20 më shumë se Zurich që renditet i teti në tabelë.

Liga e Zvicrës

Vaduz-Thun 1:1
Luzern-Lugano 2:2
St. Gallen-Sion 1:1
Young Boys-Grasshoppers 3:1
Zurich-Basel 2:2

Tabela
1. Basel 11 9 1 1 28
2. Grasshoppers 11 6 3 2 21
3. Young Boys 11 6 3 2 21
4. Luzern 11 5 4 2 19
5. Sion 11 4 3 4 15
6. St. Gallen 11 3 3 5 12
7. Vaduz 11 2 4 5 10
8. Zurich 11 1 5 5 8
9. Thun 11 2 2 7 8
10. Lugano 11 2 2 7 8

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat