Kur ia do Romës, s’ka kush e ndalë

Sporti

Kur ia do Romës, s’ka kush e ndalë

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2015 Në ora: 17:12

Skuadra e Romës shpërtheu me lojë e me gola dhe e mposhti me rezultat 4:2 Palermon vendas.
Romakët ishin në formë të mirë sidomos reparti i sulmit që ishte i pamëshirshëm për portën e Palermos. Pjaniç në minutën e 12-të, Florenzi (14’) e Gervinho (28’) kaluan në epërsi 0:3 romakët , duke i heshtur vendasit. Në pjesën e dytë, Palermo u tregua diçka më e rrezikshme dhe e ngushtuan humbjen. Gilardino (58’) e Gonzalez (90+1’) shënuan për Palermon dhe Gervinho 90+2’ vulosi fitoren 4:2 për Romën. Romakët ngjiten në vend të tretë me 14 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat