Fituan pikë Xhemaili me Genoan e Manaj me Interin

Sporti

Fituan pikë Xhemaili me Genoan e Manaj me Interin

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 17:03

Genoa importoi një pikë të rëndësishme në përballje me Udinesen. Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, u paraqit standard për Genoan e cila bëri lojë të mirë dhe barazoi në konak të Udineses me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së shtatë në Serie A. Futbollisti Xhemaili luajti deri në minutën e 84-të dhe iu gëzua një pikës. Di Natale (47’) shënoi për Udinesen dhe Perotti (76’-nga penalltia) për Genoan. Udinese tani mban vendin e 13-të me 7 pikë sa ka edhe Udinese një pozitë më poshtë. Interi nuk arriti më shumë se një pikë si mysafir me Sampdorinë. Muriel në minutën e 51-të realizoi për vendasit dhe Perishiq barazoi (76’). Talenti shqiptar, Rey Manaj luajti nga minuta e 71-të për Interin kur e zëvendësoi Palacion. Interi kalon në vend të parë me 16 pikë, kurse Sampdoria është e nënta me 11 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat