Liria-Prishtina, ndahen baras

Sporti

Liria-Prishtina, ndahen baras

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 16:53

Prishtina ishte afër që të kthehet me tri pikë, por i rrëshqiti nga duart në dhjetë minutat e fundit. Bardhekaltrit në Prizren barazuan 1:1 me rivalin e vjetër, Lirinë. Futbollistët e Prishtinës treguan lojë të mirë, ndërsa sulmuesit e Lirisë në disa raste kanë qenë shumë të rrezikshëm por të pafat që të shënojnë. Shend Kelmendi në minutën e 30-të shënoi për Prishtinën, ndërsa për Lirinë konkretizoi Liridon Fetahaj në minutën e 80-të. Në golin e skuadrës prizrenase reaguan ashpër futbollistët e Prishtinës, por gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu, nuk e ndryshoi vendimin e tij dhe e pranoi golin. Liria është në vend të nëntë me 10 pikë, kurse Prishtina e 11-ta me 9 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat