Gjilani i afrohet liderit

Sporti

Gjilani i afrohet liderit

Nga: K.G. Më: 4 tetor 2015 Në ora: 16:51

Skuadra e Gjilanit arkëtoi tri pikë shumë të vlefshme dhe njëherësh i afrohet për dy pikë liderit të Raiffeisen Superligës, Trepçës ’89 nga Mitrovica. Gjilani bëri lojë shumë më të mirë dhe e mposhti me rezultat 2:0 Vushtrrinë, në takimin e javës së 9-të. Në shtatë minutat e parë të pjesës së dytë, Gjilani realizoi dy herë dhe i mjaftuan për të dalë me tri pikë të mëdha. Gëzim Rusi prej lojtarëve më të mirë të kësaj sfide, në tentim për të shënuar, shënoi autogol Mehmet Gërxhaliu në minutën e 49-të. Gëzim Rusi thelloj fitoren në 2:0 në minutën e 56-të, kështu që Gjilani janë në vend të dytë me 17 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat