Rashica e Vitesse i dhanë leksion Groningenit

Sporti

Rashica e Vitesse i dhanë leksion Groningenit

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 16:39

Talenti nga Kosova, Milot Rashica, me ekipin e Vitesses, i dhanë leksion Groningenit, duke i shkaktuar debakël me rezultat 5:0. Vitesse shpërtheu me lojë të mirë në pjesën e dytë ku e shkatërroi me gola kundërshtarin. Rashica u paraqit titullar dhe bëri lojë jashtëzakonisht të mirë, duke iu gëzuar fitores më bindëse të skuadrës së tij gjatë këtij edicionit. Golat i realizuan: Solanke (18’), Diks (61’), Qazaishvili (65’), Nathan (87’) e Dauda (90+2’). Vitesse është në vend të gjashtë me 14 pikë, kurse Groningen është i nënti me 10 pikë pas tetë jave në elitën e futbollit holandez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat