Everton-Liverpool, pa fitues

Sporti

Everton-Liverpool, pa fitues

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 16:24

Evertoni-Liverpooli dhuruan lojë të mirë, por nuk pati fitues në derbin e skuadrave të të njëjtit qytet. Everton –Liverpool përfundoi 1:1. Liverpooli kërkojë tre pikë, por ishte e pamundshme ndaj një Evertonit që u mbrojt mirë dhe herë-herë ka qenë i rrezikshëm. Në minutën e 41-të, Ings nga afërsia me kokë shënoi për epërsinë e Liverpoolit, por e cila nuk zgjati më shumë se pesë minuta (45+1), kur një pakujdesi e mbrojtjes mysafire iu kushtoi. Lukaku nga rreth 9-10 metra gjuajti bukur e fortë dhe barazoi rezultatin 1:1, duke gëzuar shikuesit në stadiumin në ‘Goodison Park’. Pas javës së tetë në Premier League, Everton është i gjashti me 13 pikë, kurse Liverpooli është i dhjeti me 12 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat