Edhe një barazim për liderin

Sporti

Edhe një barazim për liderin

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 15:54

Trepça ’89 ka tre barazime rresht në tri javët e fundit në elitën e futbollit. Në stadiumin ‘Bajram Aliu’ Drenica barazoi 1:1 me Trepçën ’89 nga Mitrovica, në ndeshjen e javës së nëntë. Në minutën e 10-të, Argjend Mustafa për bukuri harkon nga goditja nga këndi, ndërsa Bujar Idrizi me një volej shënon gol të bukur dhe 0:1.
Kastriot Mehmeti e barazoi rezultatin në minutën e 16-të. Mehmeti kalon edhe portierin Beqiri, por gjuajtjen e tij e ndal Bujar Idrizi në portën e zbrazët pikërisht në minutën e 32-të. Dy shtylla u goditën në fund të pjesës së parë. Hasani i ’89-shi gjuajti bukur, por topin shkon ngjitur me shtyllë dhe jashtë. Mehmeti i Drenicës i pafat, qëllon shtyllën (45’). Trepça ’89 është lider me 19 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat