Hadërgjonaj fiton derbin shqiptar në Zvicër

Sporti

Hadërgjonaj fiton derbin shqiptar në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2015 Në ora: 15:43

Mbrojtësi shqiptar, Florent Hadërgjonaj, me ekipin e Young Boys-it e fituan derbin e kësaj jave me rezultat 3:1 kundër Grasshoppers-it. Ky takim ka qenë edhe derbi shqiptar, pasi që Hadërgjonaj luajti për Young Boysin dhe Shani Tarashaj, Mërgim Brahimi e Alban Pnishi për Grashoppersin. Në një ndeshje interesante të zhvilluar në Bernë, vendasit triumfuan me rezultat minimal.

Golat për Young Boysin i shënuan: Bertone (21’) e Sulejmani (37’), Steffen (90+5’) dhe për mysafirët realizoi: Dabbur (50’). Hadërgjonaj e Pnishi u ndëshkuan me karton të verdhë në minutën e 74-të përkatësisht 79-tën. Tarashaj u zëvendësua në minutën e 77-të, kurse Brahimi u aktivizua nga minuta e 66-të. Pas javës së 11-të elitën e futbollit zviceran, Grasshoppers e Young Boys ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 21 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat