Mavraj: Me zemër të thyer ju njoftoj...

Sporti

Mavraj: Me zemër të thyer ju njoftoj...

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 15:16

Mbrojtësi Mërgim Mavraj do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë, për ndeshjen me Serbinë dhe Armeninë.
Ai ka shkruar një letër ku ka treguar arsyen e mungesës.
Dita më e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqiptarët është shumë afër…
Me zemër të thyer ju njoftoj që nuk mund të jem ne fushën e lojës pavarësisht të gjithë sakrificave që kam bërë pas operacionit!

Kam sakrifikuar gjithçka muajt e fundit. Jam stërvitur 8 orë në ditë, çdo ditë për muaj me radhë pa pushim, me synimin që të isha në fushë për Kombin kuqezi, por lajmet e këqija për mua nuk po marrin fund…
Për muaj me radhë lashë pas dore familjen dhe shoqërinë duke ju përkushtuar synimit që kisha…
Jeta ime muajt e fundit kishte vetëm një qëllim, të isha gati për këtë ndeshje, por me dhimbje e pranoj që nuk ja dola dot.

…e megjithatë nuk jam dorëzuar sepse besimi im është shumë i madh tek djemtë kuqezinj dhe tifozë tanë që do ti tregojmë botës, pavarësisht se jemi një vënd i vogël kemi vlera të jashtëzakonshme! Mërgim Mavraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat