O sa mirë me qenë shqiptar

Sporti

O sa mirë me qenë shqiptar

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 14:19

Tifozët Kuq e Zi do të jenë në “Elbasan Arena” me simbole kombëtare dhe parullat e tyre të zakonshme. Megjithatë mbështetësit më të zjarrtë të Kombëtares, që thënien më të njohur të tyre e kanë; O sa mirë me qenë shqiptar, nuk do të kenë një pjesë të koreografisë së tyre.

Këta tifozë nuk do të kenë mundësinë të mbajnë veshur bluzën me portretin e Adem Jasharit, që nuk është lejuar nga UEFA. Kjo ka bërë që ata të udhëtojnë të shumtë drejt Prekazit, në banesën muze të Jasharëve.

Në stadium do të lejohen të gjithë simbolet kombëtare me ngjyrat kuq e zi, por nuk do të pranohen provokime që të nxisin ndonjë reagim të disiplinorit të UEFA-s. Qëllimi i përfaqësueses është që më 8 tetor të arrijë kualifikimin direkt në Euro 2016 pikërisht në ndeshjen me Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat